eps grafit

cfarë është eps grafiti?

Kohëve të fundit, njerëzit ose investitorët që planifikojnë të bëjnë ose ri-bëjnë termoizolimin e fasadës, zgjedhin gjithnjë e më shumë pllakat EPS Grafit. Pllakat EPS Grafit janë pllaka polistireni të zgjeruar (EPS) me ngjyrë gri. Këto pllaka janë të përshtatshme për përdormin në sistemet e termoizolimit të jashtëm (ETICS) dhe jo vetëm ato mund të përdoren në sisteme muri, sisteme çatie, sisteme tavani, etj. Pllakat EPS Grafit janë pllaka që kanë një vlerë me të ulët të pëçueshmërisë termike (λ) më të ulët se pllakat e tjera EPS. Ato ofrojnë deri 25% më shumë izolim termik në krahasim me pllakat e tjera EPS me po të njëjtën trashësi.
Sa më e ulët të jetë vlera e pëçueshmërisë termike (λ), aq më pak kalohet energjia termike qoftë ajo e ftohtë ose e ngrohtë nëpërmjet shtresave. Prandaj, nëse zgjedhim EPS Grafit me një koeficient λ = 0,031 W / mK dhe një trashësi prej 15 cm për izolim, duhet të kemi parasysh se për të marrë të njëjtën mbrojtje termike të murit duke përdorur polistiren të zakonshëm të bardhë me shkumë me vlerë λ = 0,044 W / mK na duhet të përdorim pllakat 21 cm të trasha.
gps
gps 2

avantazhet

Stabiliteti dhe Qëndrueshmëria

EPS Grafit është e modifikushme në madhësi, formë, trashësi dhe densitet duke e bërë në këtë mënyrë materialin fleksibël dhe duke i dhënë qëndrueshmëri maksimale. EPS Grafit është një material i qëndrueshëm pasi jep vazhdimisht performancën më të lartë të vlerës R, edhe me kalimin e kohës.

Menaxhimi i lagështisë

EPS Grafit është një material i cili karakterizohet nga veti izolulese me performancë të lartë i cili lejon që të këtë “frymëmarrje” dhe të jetë gjysmë e përshkueshëme. Në këtë mënyrë lejon që avulli, lageshtitë mos të qëndrojnë nëpër shtresa por të avullojnë. Kjo ndihmon në reduktimin e rrezikut të mykut, kalbjes dhe dëmtimit të stukturës së sistemit ETICS, çka e bën produktin me jetëgjatë dhe redukton kostot e mirëmbajtjes ose rikonstruksionit në të ardhmen.

I përshtatshëm për të gjitha zonat klimatike

Roli i EPS Grafit ndikon direkt kur jashtë bën ftohtë. Izolimi i mureve të jashtme me EPS Grafit rrit temperaturën e sipërfaqeve të tyre të brendshme, gjë që ndihmon në krijimin e një klime më të mirë të brendshme. Trashësia e EPS Grafit është më e hollë se të tjerat, kështu që i njëjti efekt arrihet me më pak material.

Menaxhimi i krahut të punës dhe buxhetit

EPS Grafit përdor deri në 30% më pak material në krahasim me polisterolët e tjerë për të arritur të njëjtën vlerë R, duke kursyer materialet e ndërtimit dhe punën e instalimit.

Eurofisi EPS Grafit

Eps Grafit (Graphite) janë pllakat e polistirenit të zgjeruar EPS Grafit përdoren për izolim termik në sistemet e fasadave ETICS në përputhje me ETAG 004.

Informacion shtesë

Njësia

Sasia

1

Pesha për m³

≅15

Marka

Eurofisi

× Përshëndetje!