kOLLa ME FIBRA të përforcuara

Teknologjia me fibËr tË pËrforcuar

Kolla ose ndryshe ngjitësi është një faktor kyç në sistemin e termoizolimit të fasadës (ETICS) dhe jo vetëm. Përzgjedhja e kollës duhet të jetë një proçes i cili duhet parë me mjaft seriozitet, pasi një kollë cilësore redukton kostot e mirëmbajtjes në të ardhmen. Fibra është një ndër 5 komponentët që duhen në krijimin e kollës. 

Përzierja shumë e mirë e fibrave minerale dhe natyrore, sigurojnë forcë shtesë të kollës dhe fleksibilitet më të mirë me veti si ruajtja nga plasaritjet e ndryshme. Kjo strukturë e përforcuar është e qëndrueshme dhe e gatshme për t’i bërë ballë ndikimeve të ujit, me forcë të shkëlqyer kundër shtypjes, tërheqjes dhe përkuljes.

Fijet ndihmojnë në përmirësimin e kollës ose ngjitësit pas plasaritjes duke lidhur mekanikisht mikroçarjet dhe duke bllokuar përhapjen e mëtejshme të plasaritjes. Në këtë mënyre ulen direkt kostot e mirëmbajtjes në të ardhmen. 

KOLLA ME FIBËR
fiber force2

avantazhet e teknologjisë me

fibËr tË pËrforcuar:

• Material tepër i fortë në aplikim

• Struktura e materialit e përforcuar

• Materiali është shumë fleksibël në varësi të kushteve

• Rezistencë e lartë ndaj formimit të mikroçarjeve që e forcojnë akoma më shumë fasadën pasi e rrisin jetëgjatësinë e saj

• Një ndër komponentët e sistemit të fasadës (ETICS) i cili e bën atë më rezistente ndaj kushteve ekstreme atmosferike

Ceresit CT80

Ceresit CT80 është nje ngjitës/kollë e projektuar si një element i sistemit termoizolues të jashtëm  (ETICS). Ceresit CT80 përdoret në polisterol (EPS ose XPS) dhe lesh guri, për aplikimin e shtresës mbrojtëse përfocuese, në termoizolimini e objekteve të sapondërtuara si edhe objekteve të vjetra që rikonstruktohen.

Informacion shtesë

Marka

Ceresit

× Përshëndetje!